Lajme

Arkitekti Përparim Rama që vepron në Londër, kandidat për kryetar të Prishtinës

Arkitekti me famë ndërkombëtare Përparim Rama pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Telegrafi mëson se Rama ka pranuar ofertë nga njëra parti politike në Kosovë dhe të njëjtën ofertë e ka pranuar.

Telegrafi ka provuar të marr edhe konfirmimin nga vetë Rama, por i njëjti deri tash nuk është përgjigjur për të konfirmuar ofertën që i është bërë për të qenë kandidat.

Gjithashtu Telegrafi do të sjellë edhe informata të tjera në ndërkohë edhe për partinë që i ka ofruar kandidaturën Ramës për të parin e Prishtinës.

Por kush është Përparim Rama?

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.

Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira. Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?