Lajme

Arjan Konomi: Baton Haxhiu e Veton Surroi me lanë vetëm në luftë, ja si ndodhi ngjarja

Arjan Konomi, opinionisti i emisionit më të ndjekur në Shqipëri, “Përputhen” që në Top Chanel ishte mysafir këtë të diel në emisionin shumë të shikuar në Kosovë, Kojshia Shoë, transmeton Korrespodenti.

Ai në këtë emision rrëfeu për kohën e luftës në Kosovë sa kishte punuar si gazetar për mediat italiane dhe se kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK’në.

Se pse ka pritur 20 vite për t’i treguar këto histori, Konomi thotë se nuk e ka pasur hapësirën mediatike në Kosovë për të bërë një rrëfim të tillë.

“Unë nuk i kam thënë dhe i kam peng që nuk i kam thënë. Nuk i kam harruar, janë pjesë shumë e rëndësishme e imja. Me vjen keq që kosovarët më njohin vetëm nga “PërPuthën” dhe “Big Brother”. Do të doja që t’i dinë edhe këto gjëra. Në shpirtin tim ka qenë gjithmonë që t’i them këto gjëra, nuk erdha edhe këtu ndonjëherë në ndonjë emision të televizionit. Me vjen keq, atëherë kam takuar Veton Surroin dhe Baton Haxhiun, kam një përshtypje të jem i sinqertë jo të mirë prej tyre, me pritën me njëfar fodullëku, nuk më mbështeten me asnjë gjë…”, është shprehur Konomi.

Për më shumë detaje rreth takimit të tij me Baton Haxhiun e Veton Surroin, shikone videon e më poshtme nga minuta 103. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?