Lajme

Arianit Koci: Xhamia le të ndërtohet, ua kemi borxh besmitarëve

Koci thotë se larmia fetare për shqiptarët është pjesë e krenarisë tonë kombëtare.

Ai tutje shton se xhamia duhet të ndërtohet pasi ua kemi borxh besimtarëve.

Kujtojmë se avokati Arianit Koci i përket besimit të krishterë.

Postimi i plotë i Kocit:

Po, e përkrahi ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ashtu siç e kam përkrahur ndërtimin e Katedrales.

A ka më mirë se të jenë afër dhe pranë njëra-tjetrës, Katedralja dhe Xhamia e Madhe?

Në fakt, laramania fetare për ne shqiptarët është pjesë e krenarisë sonë kombëtare.

Jemi të ndryshēm, por të kaluarën dhe të ardhmën e kemi të njëjtë.

Prandaj, ta kultivojmë identitetin dhe laramaninë tonë.

Xhamia le të ndërtohet. Ua kemi borxh besmitarëve.

E shumica myslimane duhet ta ruajë dhe ta kultivojë raportin me pjesëtarët e feve tjera – ashtu siç e ka bërë çdo herë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?