Ariana Musliu- Shoshi mohon lajmin se do të aderojë në Vetëvendosje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Musliu- Shoshi ka mohuar lajmin se pritet aderimi i saj në Lëvizjen e Albin Kurtit.
Në një status në Facebook, Ariana ka thënë se lajmet për aderim në VV janë të rrejshme, dashakeqe dhe të orkestruara pikerisht nga ata që pazaret e pista i kanë pjesë të karakterit të tyre.
Postimi i plotë:
Raportimet se une mund te dal nga Partia Demokratike e Kosoves jane te rrejshme, dashakeqe dhe te orkestruara pikerisht nga ata qe pazaret e pista i kane pjese te karakterit te tyre.
Une jam krenare qe jam deputete e PDK-se dhe perkatesia ime partiake eshte e pandryshueshme dhe e bazuar ne bindjet dhe idealet e mia qe i ndaj me bashkepartiaket e mi dhe votuesit besnike te PDK-se.
Kerkoj nga mediat e papergjegjshme qe kane lansuar kete lajm te rrejshem qe te ndalojne shpifjet ndaj meje dhe te mos behen vegel e manipulimeve te pushtetit absolut qe prej sonte u instalua ne Republiken tone.
Une as nuk kam hyre me pazare ne politike e as nuk ka pazar qe mund te me ndryshoje bindjet e te me nxise te tradhetoj besimin e mijerave qytetareve qe me kane bere deputete edhe per here te dyte.