Lajme

Ariana Musliu – Shoshi merr mbështetje të veçantë në Kamenicë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ariana Musliu – Shoshi, së bashku me të nominuarin e PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhajn, kanë qëndruar sot në qytetain e Kamenicës, ku janë takuar me simpatizantë dhe struktura të partisë, raporton Korrespodenti.

“Pata nderin të jem e pranishme në qytetin e Kamenicës, ku së bashku me kandidatin për Kryeministër nga PDK z. Enver Hoxhaj i shpalosëm masat tona të cilat do ta rimëkëmbin Kosovën”, ka shkruar Musliu – Shoshi në profilin e saj në facebook.

LEXO EDHE:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mitrovicasja Shpresa Sejdiu

Ajo ka thënë se Kamenica vazhdon ta mbështetë Partinë Demokratike të Kosovës me numër 134 në listën e fletëvotimit.

Postimi i plotë i Ariana Musliu – Shoshit:

Pata nderin të jem e pranishme në qytetin e Kamenicës, ku së bashku me kandidatin për Kryeministër nga PDK z. Enver Hoxhaj i shpalosëm masat tona të cilat do ta rimëkëmbin Kosovën. Kamenica vazhdon ta mbështetë Partinë Demokratike të Kosovës me numër 134 në listën e fletëvotimit. Ne e kemi ekipin më të mirë për qeverisje dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë. Votone PDK-në sepse vetëm ne u kemi prirë ndryshimeve të mëdha, në njëzetë vitet e fundit.

#PDK134 #Rimëkëmbje
#HoxhajKryeminister1
#arianamusliushoshi15

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës