Lajme

Arben Gashi merr 700 sms me kërcënime

Pasi që zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i publikuan numrat e deputetëve në grupin #me kryeministrin, militantët e VV-së përvec mesazhit “mos na vjedh votën” edhe kanë kërcënuar deputetët.

Insajderi merr vesh se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka pranuar 700 mesazhe kërëcënuese nga persona të ndryshëm.

Pas shpërndarjes së numrave të deputetëve, dhe krijimit të një grupi të gjerë, nga zyrtarët të VV-së përfshirë edhe Boiken Abazin, qytetarët janë shprehur të irrituar se pse numrat e tyre janë duke u kerpërdorur. Madje njëra prej tyre u ka thënë se mesazhet “vota juaj pot ë mbahet mend” mund të konsiderohet si kërcënim.

“spo ju njoh kush jeni as pse e si m`keni shut në këtë grup. Measzhi që po e sugjeroni “vota juaj do të mbahet mend” mund të merret si kërcënues dhe të përdoret kundër cdo kujt që e dërgon. Dhe mbi të gjitha është joligjore të shpërndahen numrat e telefonit të kujdo pa lejen e tyre”, shkruan njëra nga qytetaret që ishte future në këtë grup.