Lajme

Aplikimi për vizë britanike, Ambasada në Prishtinë jep lajmin e mirë për kosovarët

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka njoftuar se koha e pritjes për vizat standarde për vizitë në Britani të Madhe është kthyer në standardin normal të shërbimit prej 15 ditësh pune.

Pra kjo nënkupton që kosovarët do të marrin një vendim brenda 3 javësh që nga aplikimi në Qendrën e Aplikimit për Viza. Nga Ambasada këshillojnë që aplikimi të bëhet disa ditë më herët se kur është planifikuar udhëtimi derisa tregojnë mundësinë që mund të aplikohet deri në 3 muaj përpara datës se kur planifikohet udhëtimi për në Britaninë e Madhe.

Njoftimi i plotë: