Lajme

Angela Merkel e vendosur, nuk do të kandidojë për mandatin e pestë

Kancelarja Angela Merkel ka mohuar thashethemet që ajo mund të pretendojë edhe mandatin e pestë më 2021.

E pyetur në televizionin gjerman, ajo tha se vendimi i vitit 2018 për t’u larguar tërësisht kur t’i mbaron mandati është ende shumë i fortë, transmeton portali arbresh.info.

“A do ta konsiderojë ajo kandidimin përsëri?” një intervistues për transmetuesin publik ZDF e pyeti kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten.

“Jo, jo. Në të vërtetë jo”, erdhi përgjigja.

Ndërsa e pyetën nëse vendimi i saj për të kryer vetëm këtë mandat qëndron ende, Merkel u përgjigj: “Shumë fort madje”.

Merkel, e cila u bë kancelare në 2005 dhe tani është 65 vjeçe, në fund të vitit 2018 hoqi dorë nga posti i saj paralel i kryetares së partisë së Kristian Demokratëve (CDU) për t’i lënë vendin Annegret Kramp-Karrenbauer, tani ministre e mbrojtjes e Gjermanisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?