Lajme

Andin Hoti: Jam në PDK, nuk i bashkohem Vetëvendosjes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti, i ka mohuar zërat se ai ka kaluar nga kjo parti në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Hoti në Kanal10 ka thënë se ai nuk do t’i bashkohet Vetëvendosjes dhe as nuk do të largohet nga PDK.

“Unë nuk do t’i bashkohem Vetëvendosjes, as nuk do të largohem nga PDK’ja. Unë do të marrë ndonjë hap tjetër, pasi që pozita aktuale nuk ma lejon. Fokusin tim kryesor do ta japë në çështjen e të zhdukurve”, ka thënë ai.

Aktualisht Hoti është kryetar i delegacionit të Kosovës në bisedime për çështjen e personave të zhdukur.

Ditë më parë ka pasur raportime të pavërteta që kinse ai ka kaluar nga PDK në VV.

Më poshtë keni intervistën e tij rreth kësaj çështje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?