Lajme

Analisti nga Amerika: Arben Vitia të kthehet në detyrë

Bleron Baraliu, analist politik, ka kërkuar aktivizimin e ish-kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në luftën kundër COVID-19.

Ai ka thënë se ata duhet të kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së krizës.

Sipas Baraliut, Arben Vitia duhet të kthehet në postin e ministrit të Shëndetësisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Baraliut:

Më mirë vonë se kurrë! Fort mirë që më në fund Albini ka adresuar gjendjen e rrezikshme nga Covid. Unë nuk do te flisja në vend të tij për asnjë temë tjetër në këtë situatë…

LEXO EDHE:  Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri

Sidoqoftë, tash Albini dhe VV duhet të vihen në aksion. Duhet të kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së krizës. Arben Vitia duhet të kthehet në detyrë. Krejt aktiviteti politik duhet të pezullohet.

Kjo është gjendje lufte. I pakontrolluar, Covid mund të vras lehtë aq njerëz sa ka vrarë lufta. Prandaj, Albini duhet të nxitojë, pas gjithë heshtjes deri tani!