Lajme

Analisti kosovar: Mos e kaloni vikendin në Shqipëri, ekonomia ka nevojë për çdo cent tonin

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ju ka bërë thirrje kosovarëve që po e kalojnë vikendin në Shqipëri gjatë kohës së coronavirusit, të qëndrojnë në Kosovë.

Sipas Ibrahimit, KJO do të ndihmonte shumë ekonominë e vendit nëse paratë do të shpenzoheshin këtu, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Nëse 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjaven në Shqipëri ku masat janë pothuajse inekzistente, çfarë logjike kanë masat në Kosovë.

Në një kohë kur sektori privat është para kolapsit, çdo vendim duhet të jetë i menduar mirë.

Nëse 100 mijë qytetarë do ti kishin shpenzuar ato para në Kosovë e jo në Shqipëri, biznesi do të ishte mirënjohës, sidomos sot kur çdo cent është i rëndësishëm.

P.S. patriotave para se të bëjnë komente se Shqipërinë e kemi nënë, ju them se Kosova ju jep me hangër


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?