Lajme

Analisti Albert Heta: Shoqëria e Kosovës e prapambetur, e nënshtruar ndaj një politikani autoritar

Analisti i mirënjohur politik, Albert Heta, ka komentuar çështjen e grevës së përgjithshme që po merr fund/pezullohet nesër. Ai e ka lidhur një gjë të tillë me prapambeturinë e shoqërisë dhe me skenën tonë politike.

Heta vlerëson që greva ka dështuar të emancipojë, meqë “nuk ka grevë në një shoqëri e për një shoqëri të prapambetur”. Ai vlerëson se kjo shoqëri “i është nënshtruar një partie-sistem që udhëhiqet nga një politikan populist me ambicie e veprime autoritare.”

Kujtojmë se përgjatë kohës së grevës ka pasur një rritje të pabesueshme në gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit ndaj sindikalistëve dhe mësimdhënësve. Kjo është përmendur mes arsyeve për ndërprerjen e grevës.

Në një tjetër status, të dedikuar për kryeministrin ai ka folur si vijon:
“Nuk është vështirë as me qenë politikan i “mirë për popullin tënd”. Veç nuk mundesh me qenë rrenc. Kush rren edhe vjedh. Kjo është e para.” – ka thënë ai.

Statusi i plotë: