Lajme

Amerika dërgon trupa të rinj ushtarak në Kosovë

Ushtarët e Gardës Kombëtare e Uajomingut, shtet në SHBA, do të dërgohen në një mision paqeruajtës në Kosovë javën në vijim.



Prestigjiozja amerikane ‘Associated Press’ ka bërë të ditur se zyrtarët e Gardës Kombëtare kanë thënë se kjo është hera e parë që njësia e këmbësorisë së Uajominngut po dërgohen në një mision jashtë shtetit, që prej vitit 2016, transmeton lajmi.net.

Ushtarët që do marrin pjesë në këtë mision paqeruajtës do vijnë nga Kolorado, Montana, Utah dhe Uajomingu.

Ende nuk është saktësuar numri i ushtarëve që do vijnë në Kosovë, e as nuk është dhënë ndonjë detaj në lidhje me misionin.