Lajme

Ambulanta në Bardhosh vazhdon të jetë e mbyllur, reagon Kandidati për Asamble të Prishtinës nga AAK

Kandidati per Asamble te Prishtines nga AAK, Xhavit Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se ambulanta në Bardhosh i plotëson kushtet të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare sepse kjo lagje e qytetit ka mbi 10 mijë banorë, jo të vazhdojë të jetë e mbyllur mos të ofrojë shërbime.

“Banorët e lagjes më shumë se tre muaj nuk mund t’i marrin shërbimet e tyre për shkak të renovimeve të zgjatura”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Ambulanta në Bardhosh i plotëson kushtet të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare sepse kjo lagje e qytetit ka mbi 10 mijë banorë, jo të vazhdoj të jetë e mbyllur mos të ofrojë shërbime.

Banorët e lagjes më shumë se tre muaj nuk mund t’i marrin shërbimet e tyre për shkak të renovimeve të zgjatura. Por edhe pse tashmë kanë përfunduar punimet dhe ambulanta është e gatshme të hapet, ende nuk ka ndonjë datë se kur do të hapet, dhe kjo paraqet problem për banorët e kësaj ane, të cilët duhet të shkojne në Qendrat tjera për t’i marre shërbimet.

Një problem tjetër është se kjo ambulant ka punuar me orar të zgjatur, prej orës 7:00-20:00.

Gjatë pandemisë është shkurtuar orari prej orës 8:00-16:00 gjë që është e pakuptueshme, sepsen nëse rritet numri i banorëve do duhej të zgjatet orari, jo e kundërta- numri i banorëve i madh orari i shkurtuar.

Për çështjen e orarit të shkurtuar ka pasur edhe protesta apo kërkesa nga banorët, por nuk kanë hasur në mirëkuptim nga Drejtori dhe nuk kapasur asnjë përgjigje as nga ana e Kryetarit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?