Lajme

Ambasadori O’Connelli konfirmon se disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Ambasadori O’Connelli konfirmon se disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën.

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka deklaruar se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë për Kosovën. Këtë fakt O’Connell e ka bërë të ditur gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes Facebook-ut.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ambasadori.

Kujtojmë se kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën, por Ministria e Jashtme i ka mohuar këto fakte.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje