Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Mos-anëtarësimi i Kosovës në Interpol është fitore diplomatike e Serbisë

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se vendimi i Interpol për të mos pranuar shtetin e Kosovës, është zhgënjyes për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ambasadori i Amerikës në Serbi shtoi se një rezultat i tillë i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit ishte fitore diplomatike e Serbisë.

Kosova ka dështuar sot të bëhet pjesë e organizatës Interpol pasi kishte vetëm 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?