Lajme

Ambasadori gjerman pret me padurim formimin e qeverisë, premton bashkëpunim të ngushtë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një postim në rrjetin social Twitter, Heldt shkruan se mezi po pret formimin e qeverisë së re.

“Sa më shpejt që numërimi të jetë i plotë, ne mezi presim formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar më tej. Qytetarët kanë dhënë mandatin, tani përgjegjësia varet nga politika në të mirë të së ardhmes së vendit. Mezi pres të rikthehemi në punë”, ka hskruar Heldt, transmaton Gazeta Sinjali.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19