Lajme

Ambasadori amerikan në OKB “godet” Serbinë dhe Rusinë: Ushtria e Kosovës është legjitime

Në Nju Jork po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurit të OKB-së e thirrur nga Serbia dhe Rusia.

Rusia dhe Serbia po pretendojnë që Kosova ka shkelur rezolutën 1244 duke nisur transformuar FSK-në në Ushtri të armatosur.

Ndërkohë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB tha se Kosova nuk e ka shkelur rezolutën 1244 me formimin e Ushtrisë.

Poashtu ai theksoi se FSK nuk është UÇK por do të jetë një ushtri shumëetnike.

“FSK nuk ështe UÇK, por ështe do të jetë Ushtri e formuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një ushtri shumë-etnike e cila në kordinim me NATO-në do të integrojë komunitetet në këtë Ushtri.

SHBA kërkon vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë si rruga e vetme për normalizimin të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut mund të normalizohen raportet në mes Kosovës dhe Serbisë si rruga e vetme”, tha përfaqësuesi I SHBA-së.

SHBA dha dritën jeshile për nismen e transformiit të FSK-së në Ushtri të armatosur. /Ballkani.info/