Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd e quan diskriminuese taksën prej 100 për qind të vendosur nga qeveria

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka deklaruar sot se taksat e Kosovës 100 për qind për mallrat e Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës janë diskriminuese.

Ai siç përcjell telegrafi serb, ka thënë se ajo që velen për qytetarët shqiptarë në Kosovë, duhet të vlejë për pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike.

Në pyetje lidhur me ngritjen e taksës 100 për qind, ai siç citohet nga ky medium, ka thënë se Kosova është një shtet dhe se assesi nuk është mirë që në një pjesë të vendit të zbatohet një masë e masë në pjesën tjetër të vendit.

“Besoj se Kosova duhet të jetë shtet multietnik e demokratik”, ka thënë ai.

Në pyeten se a është Prishtina më e rëndësishme për Washingtonin apo Beogradi për Moskën, ka thënë se Serbia dhe Kosova janë kyçe për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon

Besoj se është në interes të Rusisë që të ketë stabilitet në Ballkan, ka thënë Scott.

I pyetur nëse është koha që SHBA-ja të përfshihet në dialogun Beograd – Prishtinë, apo nëse dhe ajo është futur në dialog, Scott ka thënë se Washingtoni e përkrah dialogun.

Lidhur me takimin e sotëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Scott ka thënë se SHBA-ja përkrah të gjitha aktivitetet që dërgojnë drejt integrimit ekonomik të rajonit.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?