Lajme

Ambasadori Amerikan konfirmon se Kurti u prit në Shtëpi të Bardhë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për raportimet në mediat kosovare sa i përket vendit ku kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hovenier ka thënë se është i befasuar me siç ka thënë ai disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe çorientuese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, shkruan Hovenier.

Ai tutje sqaron se ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Reporteri.net.

“Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje.
Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, ka shkruar ndër të tjera Hovenier.

Ambasadori ka publikuar edhe një fotografi të vitit 2010, ku shihet e ka qenë prezent në takimin në mes të Joe Biden sa ka qenë zv.president dhe Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës, e që është mbajtur pikërisht në ndërtesën ku edhe Kurti dhe Sullivan janë takuar.

Pas kthimit nga Amerika, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitën e tij të gjatë në SHBA.

Kryeministri ka thënë se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në takimin me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare i cili është një person shumë i informuar dhe i mprehtë andaj takimi me të ishte i një rëndësie tejet të veçantë”, tha Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net