Lajme

Ambasada turke: Gjendja e ambasadores Kiliç është stabile

Gjendja e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, është stabile pas aksidentit ku u përfshi eskorta e saj në fshatin Slivovë të Gjilanit.

Ajo tashmë ka marrë trajtimin e duhur mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Ambasada e Turqisë në Kosovë.

Ndryshe nga ky aksident kanë ndërruar jetë tre persona dhe katër të tjerë janë lënduar.

Mësohet se viktimat janë Agron Shala, Ramiz Shala dhe Arife Shala.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, i lënduari tjetër nga ky aksident.