Lajme

Ambasada gjermane në hall me terminet për viza pune

Nga një korriku Ambasada e gjermanisë në Kosovë ka filluar pranimin e terminëve dhe aplikacioneve për viza pune sipas “Punësim sipas nenit 26, Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), mirëpo kërkesat e mëdha për caktimin e një termini kanë bërë që faqja e ambasadës të bie.

Në një përgjigje për gazetën Infokus nga ambasada kanë pranuar se kanë pasur telashe me portalin e terminëve, kjo për arsye të aplikimit të madh në rang botëror dhe jo vetëm të aplikimeve nga Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

“Është bërë fjalë për pengesa në sistemin e caktimit të terminëve në mbarë botën dhe shkaqet e problemit aktualisht janë duke u hulumtuar nga ekspertët e teknologjisë informative të Ministrisë së Jashtme Federale”, kanë deklaruar nga ambasada.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se për shkak të kërkesës së madhe terminët nga Kosova janë zënë për një kohë shumë të shkurtë.

“Po, terminët që kanë qenë në dispozicion për shkak të kërkesës tejet të madhe janë rezervuar brenda një kohe shumë të shkurtër”, kanë thënë nga ambasada gjermane në Kosovë.

Mirëpo kjo ambasadë ka sqaruar se nuk kanë informacione për keqpërdorime të terminëve dhe se nuk ekziston mundësia që terminët të keqpërdoren për shkak të masave të sigurisë që pengojnë rezervimin e terminëve jo të personalizuara.

“Deri më tani ambasada nuk ka informacione konkrete lidhur me këtë çështje. Rezervimi i termineve nëpërmjet sistemit të caktimit të terineve është gjithëmonë falas. Në parim masat e sigurisë së sistemit dhe proceset e termineve të ambasadës e pengojnë rezervimin e termineve jo të personalizuara dhe me këtë edhe shitjen e tyre. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave për terminet e rezervuara gjithashtu nuk janë të mundura për të siguruar mbrojtjen e tyre nga keqpërdorimi”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane dhënë për Gazetën Infokus.

Nga data një korrik pas një periudhe të gjatë kohore si pasoje e pandëmisë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka rifilluar terminët për vizë pune sipas rregullores federale për Ballkanin Perëndimor. Kjo ka bërë që në portalin e terminëve të kësaj amabasade të applikojnë mijëra kosovarë për një vizë pune që u garanton atyre punësim në Gjermani.

Me nisjen e aplikimeve kanë filluar edhe dyshimet se terminët po keqpërdoren. Sipas disa prej aplikantëve agjencione të ndryshme u kanë marrë deri në 500 euro për caktimin e një termini, madje ka nga ato agjencione që kërkojnë 500 euro dhe nëse brenda 90 ditësh nuk mund ta caktojnë terminin agjencioni i kthen 410 euro, kurse i mbanë 90 euro pa bërë as edhe të vetmen gjë./Gazeta Infokus/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?