Ali Ahmeti për Nishanin: Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim
Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, shkruan Gazeta Metro.
Ahmeti ka thënë se me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
“Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare. Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!”, ka shkruar Ahmeti.
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.
Ai vdiq në moshën 55 vjeçare.