Lajme

Ali Ahmeti falënderon Amerikën dhe Evropën: Marrëveshja është Fitore

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se nga Ohri po përmbyllin më hapa të reja të arritjes së marrëveshjes në dialogun Kosovë-Serbi. Ahmeti ndër të tjera ka falënderuar SHBA-të dhe BE-në për zhvillimin e negociatave më synim suksesin e përbashkët.

“Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE:  Kllokoqi: Kosova duhet ta rregullojë me ligj punësimin sezonal që të mos ketë “punë në të zezën”

Postimi i plotë:

Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës.

Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit.

LEXO EDHE:  I ka 225 dënime në polici, ’Papiqulos’ i konfiskohet vetura nga Policia e Kosovës

Faleminderit SHBA dhe BE !