Lajme

Albin Kurti zbulon planin që ka bashkë me Vjosa Osmanin

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për ‘Desku’ të KTV-së ka folur për zgjedhjet e ardhshme në vend dhe situatën aktuale.

Kurti deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme beson se do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit 2019.

“Besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe për këtë besoj jo vetëm për Vetëvendosjen por edhe për kryeparlamentaren Osmani. Por në parim populli po dëshiron që rezultatin e 6 tetorit ta konfirmojë dhe ta dyfishojë. Do të bëjmë çmos që të kalojmë 50% bashkë me Vjosa Osmanin”, tha Kurti në këtë intervistë.

Ai ka folur edhe për ekonominë e Kosovës, duke thënë se ekonomia kontrollohet nga një ‘trekëndësh të Bermudeve’, duke përmendur Devollin.

“Regjimi i vjetër po tenton ta përdorë Kuvendin, sepse është mundësia e tyre e fundit. Këta përbëjnë një ‘trekëndësh të Bermudeve’ për të cilët nuk kemi qare pa u marrë. Ky trekëndësh i ka tre kulme. Dy fondet e luftës, që është ‘Vendlindja thërret’ dhe ‘Fondi i 3%’, sepse populli ka dhënë para për një luftë si në Kroaci 4 vjeçare, e këtu vetëm një vjet ka pasur luftë efektivisht. Dhe poli i tretë janë tajkunët, e posaçërisht Devollët”, ka thënë Kurti.