Lajme

“Albin Kurti të jep dorëheqje – na e rregullojmë veriun bashkë me Radoiçiqin”

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me kërkesën e Raush Haradinajt që Albin Kurti të japë dorëheqje.

“Albin Kurti të jep dorëheqje – na e rregullojmë veriun bashkë me Radoiçiqin”, ka shkruar ai në Facebook. Haradinaj ishte takuar me “shefin e veriut”, Radoicicin, sa ishte kryeministër i Kosovës. Tash, kërkon nga Kurti që të largohet.

Kujtojme se sot Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje. Ai përmes një komunikate për media ka thënë se është e dhimbshme, e rrezikshme dhe anti-kombëtare mënyra se si po vepron kryeministri.

Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar ‘nuk do të kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e tij”, ka thënë ai.