Lajme

Albin Kurti sëmurët, kështu vepron kryeministri Haradinaj pasi e kupton!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka telefonuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke i uruar shërim sa më të shpejtë, përcjellë Gazeta Blic.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha me humor se ndoshta Albin Kurti nuk ka ndonjë kiamet të madh.

“Mora vesh që Albini është sëmurë. E kam telefonuar. Inshalla nuk e ka ndonjë kiamet të madh. Kam fol edhe me Liburnin. I urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Haradinaj.

Albin Kurti është shtrirë në Klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia, sipas të cili gjendja e Kurtit është stabile.

Një ditë më parë anëtarët e Komitetit për Gripin Sezonal kanë thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për panik dhe se çdo vit kalendarik ka grip, por jo pandemi sikurse në vitin 2009.

Ndryshe, simptomat e para të gripit sezonal janë temperatura, rrjedhjet nga hunda dhe më të atakuarit janë të sëmurët kronikë, ndërkohë që rekomandohet që të shmangen vendet e mbyllura.