Lajme

“Albin Kurti po përgatitet që në tetor të shkojë në zgjedhje të reja”

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, komentoi situatën politike në Kosovë pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zeka thotë se “njerëzit do të zhgënjehen tek Albini shumë më shumë se klasa e vjetër politike” dhe se ai nuk do t’i kalojë sfidat e ndërkombëtarëve, atë të dialogut me Serbinë dhe Gjykatës Speciale.

Sipas tij, Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe për këtë renditi disa arsye.
“Albin Kurti po përgatitet që tani që në Shtator-Tetor të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Sepse nuk është i përgatitur për ta marrë pushtetin. Ndoshta që në muajin Tetor i skadon afati i dënimit dhe që Kurti deri më tani nuk është në gjendje që të udhëheqë Kosovën.

Ai jeton tepër mirë si politikan në opozitë, në kaos politik dhe në anarki. Për 50 ditë qeverisje nëse u ngrit në foltoren e Parlamentit dhe sulmoi Shtëpinë e Bardhë shumë me keq se Enver Hoxha dikur, mendoj se ky e ka hetuar se nuk është e lehtë me qenë kryeministër i Kosovës.

Amerikanët do të vendosin para alternativës zgjidh dhe merr në raport me dialogun dhe nuk iu intereson shumë lufta kundër korrupsionit. Iu intereson raporti me Serbinë dhe çfarë qëndrimi kemi në raport me Gjykatën Speciale.”, u shpreh Zeka.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?