Lajme

“Albin Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK’në, nuk do ta respektojë as me Vjosa Osmanin”

Gazetari Parim Olluri ka komentuar marrëveshjen mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, edhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit e cila u bë publike sot.

Olluri në Pressing në T7 tha se Kurti nuk do ta respektojë marrëveshjen me Osmanin ashtu siç nuk e kishte respektuar marrëveshjen me LDK-në vitin e kaluar. Tutje ai tha se Osmani është një aderim në Vetëvendosje, por pak më i respektuar sesa të tjerët.

“A është Albin Kurti ai që e respekton, ai nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në, me gjithë atë parti të madhe e po e respekton një aderim. Kjo po shihet që Vjosa Osmani është aderim pak më i respektuar sesa të tjerët, aderim është. Këto janë simbolika”, tha Olluri.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Përmes një konference Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?