Lajme

Albin Kurti ngritët në këmbë për himnin e Kosovës

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka befasuar sot në një parafushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai ka nderuar himnin e Kosovës gjatë një vizite.

Për himnin e Kosovës është ngritur në këmbë edhe Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti sot ka vizituar qytetin e Vitisë, ku është pritur nga disa banorë. Në kishën ku ishte organizuar për t’u kujtuar Don Mikeli, Kurtit iu lëshua himni kombëtar si dhe ai shtetëror.

Kurti siç nuk kishte bërë asnjëherë më parë, kishte nderuar himnin e Kosovës duke u ngritur në këmbë.

Këtu ai e kritikoi edhe taksën e vendosur ndaj Serbisë. Tha se Vetëvendosja nuk e mbështet taksën, por masën e reciprocitetit./Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?