Lajme

Albin Kurti ndërroi krejt qëndrimet politike, flet personi që punoi afër tij

Albin Kurti, i mandatuari për kryeministër, duket se ndër vite i ka ndërruar qëndrimet për çështje te caktuara.



Së paku kështu thonë njerëz që e njohin shumë mirë atë dhe që gjatë kanë qëndruar në Lëvizjen e tij, shkruan Insajderi

Ish-zëdhënësi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka renditur disa çështje, në të cilat sipas tij ka ndërruar mendje Albin Kurti.

“Nga jo negociata, në po negociata; Nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, tek mbështetja e tyre; Nga ideja për bashkim kombëtar, tek ideja që e lë anash bashkimin; Nga “Lista Serbe është formacion çetnik”, tek përfshirja e Srpskas në qeveri; Nga “Isë, Isë argat i Serbisë”, në “profesor të respektuar”, ka shkruar Krasniqi.

Listën e ka vazhduar edhe me “kundërthënie” të tjera, shkruan Insajderi.


“Nga kundërshtimi edhe me protesta i takimeve sekrete me ministrat e Serbisë, në arsyetim të takimeve të veta me Gjuriqin; Nga 12 ministri, në 14 ministri; Nga kundërshtimi i ndërhyrjeve ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës, në thirrjen e ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion; Nga “Rançi i Prapashticës”, në takimet, tinza, natën në atë vend; Nga thirrja që qeveritë të bazohen në program e parime, në pazare të ulëta për pozita e pushtet; Nga thirrjet për transparencë të pushtetit, në ikjen fshehurazi nga mediet dhe gazetarët”.

Krasniqi thotë se “kjo është Vetëvendosja sot”.

“Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar. Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet”.