Lajme

Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit

Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pas marrjes së vendimit për masat e reja anti-COVID.

Ndërsa po mbahej mbledhja, Kurti tha se ajo do të ndërpritet për pesë minuta për shkak të kohës së iftarit, shkruan Reporteri

Qeveria sonte mori vendim që nga e hëna e 19 prillit të rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

Por ora policore do të mbetet nga ora 22:30 deri në or 05:00 të mëngjesit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?