Lajme

Albin Kurti kundër Donald Trumpit, bën thirrje që të votohet Joe Biden

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë kundër presidentit aktual të SHBA’së, Donald Trump dhe ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.

Ai përmes një video-mesazhi në Facebook, ka thënë se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklaruar se shqiptarët kanë vetëm një mik të vërtetë dhe një aleat të dëshmuar, sipas tij, ai është Joe Biden nga Partia Demokratike.