E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Albin Kurti i thyen të gjitha rekordet në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar në emisionin ‘Desku’ i cilit është prodhim i Kohavision.



I pari i Qeverisë ka folur për rreth dy orë në këtë emision, shkruan Albanian Show.

Kurti i cili është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i ka thyer të gjitha rekordet e mundshme në televizionet shqiptare.

Intervista e Kurtit për vetëm 2 orë është parë nga 1.5 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Facebook, po ashtu këtë intervistë e kanë pa 73 mijë persona në kohë reale çka e bën intervistën e Kurtit si më të shikuarën në histori të televizioneve ballkanike.

Kujtojmë që ditë me parë Qeveria Kurti ishte rrëzuar pas një mocioni të mosbesimit të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.



Kurti në ‘Desk’ e komentoj edhe mbështetjen që po merr nga populli.

‘Mbështetja është e frikshme, është ankth për mua’ tha Kurti. /Albanian Show



LEXO EDHE:
Ushtria e Kosovës do të pajiset me helikopterë!