Lajme

Albin Kurti i çon selam nga Prishtina Hashim Thaçit në Ujman

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha gjatë marshit se në ditën e protetstës kur qytetarët protestojnë për një president më të mirë, ai bënë akrobacione dhe shkon në veri.

Sipas tij presidenti Thaçi është president i rrezikshëm që nuk zgjedh asgjë për të qëndruar në karrigen e tij.

I pyetur nga Klan Kosova për arsyen e shkuarjes së presidentit në Ujman, i pari i Vetëvendosjes ka ironizuar duke thënë se mbase ka shkuar për të pirë ujë në Ujman.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?