Albin Kurti ‘godet’ Edi Ramën, ia bën me dije këtë gjë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova hoqi detyrimin për pagesën e 22 eurove për dezinfektimin e kamionëve që hyjnë nga Shqipëria, që ishte caktuar në kuadër të masave kundër pandemisë.
Ai tha se të hysh në Kosovë nuk ka as taksë dhe as karantinë teksa theksoi se nuk është e vërtetë se shqiptarët duhet të qëndrojnë 7 ditë karantinë.
Kurti ia kujtoi kryeministrit Edi Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty.
I pyetur për marrëdhëniet e acaruara me kryeministrin Rama, Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, ndonëse nuk e akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se është i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje.
“Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre’, tha Kurti për Report TV.