Lajme

“Albin Kurti është takuar fshehurazi me qeverinë e Serbisë”

Daut Haradinaj ka hedhur akuza në drejtim të Albin Kurtit, se ky i fundit ka pasur takime të fshehta me qeverinë e Serbisë, raporton Insajderi.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë në Klan Kosova. Kur ai është pyetur për më shumë detaje, ai ka thënë se këto detaje i posedon Agjenisioni Kosovar i Intelegjencës(AKI), por pas insistimit të moderatorit për të dhënë më shumë detaje, ai e ka “zbutur” pak akuzën e tij, duke thënë se individë të qeverisë Kurti, janë takuar me ata të qeverisë Vuçiq, më pas ai ka përmendur edhe takimin e Kurtit me Bernabiq, në samitin e berzhit në Londër, takim ky që ka qenë zyrtarë dhe i ditur për të gjithë.

Ai gjithashtu ka vazhduar duke akuzuar Kurtin, për pranimin e 1000 testeve nga Serbia, duke thënë se për 27 mijë euro vlerë, e kemi bërë Serbinë të duket humane dhe e kemi përmirësuar imazhin e saj në botë.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19