Lajme

Albin Kurti: E di se shumëkush e do vrasjen time

Gazetari Andi Bushati që është ndër tre-katër gazetarët që ka pirë një gotë vere me Albin Kurtin në Tiranë, kështu pak- a – shumë e ka titulluar edhe shkrimin e tij: Një gotë verë për të hyrë në botën e Albin Kurtit.

Gazetari Bushati, ka dhënë detaje nga kjo ndejë e tyre me Kurtin duke e vlerësuar lart kreun e Vetëvendosjes.

Në një moment, duke folur për parashikimet e ndonjë rrethane se si ‘të gjithë mund të bëhen bashkë për ta rrëzuar nga pushteti Kurtin’, Bushati tregon një fjali që ka thënë vetë Kurti: ‘E di se shumëkush e do vrasjen time’.

‘Vështirë të vihet bast. Sepse po aq sa shpreh besim, po aq është dhe i ndërgjegjshëm për barrën që ka mbi shpinë. Në një moment, pasi biseda ishte nxehur dhe dilemat ishin hedhur në tryezë, Albin Kurti fare qetë tha: “E di se shumëkush e do vrasjen time”. Natyrisht në këtë pohim nuk ka asgjë prej një lideri paranojak që trembet për eleminimin e tij fizik. Aty është e kotë të qëmtosh frikra komplotizmi, si ato që e pyesin në intervista televizive, ku e detyrojnë të pijë gotën e ujit që ka përpara’, ka thënë Kurti, siç e citon Bushati në shkrimin e tij.