Lajme

Albena Reshitaj deklarohet pas aderimit në AAK dhe zgjedhjes nënkryetare

Albena Reshitaj sot ka aderuar në AAK.

Përveç kësaj ajo është votuar në Këshillin Drejtues të partisë dhe është votuar për të qenë nënkryetare e këtij subjekti, transmeton Klan Kosova.

“Është kjo një mundësi që të vazhdoj të jap kontributin tim në shërbim të qytetarëve, duke ruajtur parimet e mija profesionale, mbi të cilat mendoj që mund të ndërtohet e ardhmja e një vendi”, ka thënë Reshitaj përmes Facebook.

“Nuk do të kursej që bagazhin tim profesional, intelektual e politik ta vë në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Për besimin dhe për këtë mundësi, falënderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, ashtu si edhe të gjithë anëtarët e Aleancës, me të cilët dua dhe do të bashkëpunoj në të mirën e vendit”.

“Duke marr përgjegjësi si nënkryetare e këtij subjekti politik, me sinqeritetin me të madh shprehem se do të përkushtohem në vizionin e Aleancës drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Marr përgjegjësinë në realizimin e Programit dhe idesë për një Kosovë të zhvilluar dhe të dinjitetshme, në shtyrjen e proceseve demokratike përpara, duke punuar dhe duke dhënë shembull për një model të mirë dhe imazh pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Ndihem e nderuar të punoj dhe të kontribuoj në një Program profesional, por mbi të gjitha atdhetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -së, për zhvillimin e Kosovës”.

Reshitaj ka qenë ministre e Mjedisit në Qeverinë Haradinaj sa ka qenë pjesë e AKR-së prej ku ishte larguar më pas dhe kishte shërbyer si këshilltare e Haradinajt në Qeveri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?