Lajme

Alarmon Ministri Zemaj: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në FB ka dhënë detaje rreth takimit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve të kryesuar nga Ministri i Punëvë të Brendshme, Agim Veliu.

Zemaj shkruan se për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Ky është postimi i plotë:

Me kërkesës të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.

#QeveriaHoti

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar,…

Julkaissut Armend Zemaj Maanantaina 3. elokuuta 2020