Lajme

Alarmohen banorët, përfshihet nga zjarri një banesë

Një zjarr ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’, në Vlorë.

Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policinë pasi kanë parë shtëllunga tymi të dalin nga njëri prej apartamenteve.

Zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendngjarje po bëheshin gati për të thyer derën pasi nuk ndodhej askush brenda, ndërsa në ato momente mbërrin vetë pronari i shtëpisë.

Fatmirësisht zjarri kishte qenë vetëm në ballkonin e apartamentit, ndërsa tymi vinte pas djegies të vetëm disa letrave!

Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar më tepër detaje rreth ngjarjes, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.11.2021, ora 21:15, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, në një banesë në katin e 6-të të një pallati ka rënë zjarr ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?