Lajme

Alarmon Arben Vitia: Këto mosha po përjetojnë simptoma më të rënda nga Covid-19

Moshat e reja të cilët po infektohen me koronavirus po kanë problem me të renda shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media, shkruan Gazeta Infokus.

Vitia gjithashtu ka njoftuar se varianti delta është duke përhapur më një shpejtësi të madhe në Kosovë.

“Duket se në mesin e qytetarëve por jo vetëm është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejtë është më i lehtë se variantet paraprake. Me shumë keqardhje më duhet të ju them se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ky variant në studimet e fundit tregon se përveç shpërndarjes shumë më të shpejtë se variantet tjera paraprake, është edhe një nga viruset më agresive respiratore për momentin. Shpërndarja e tij është me e shpejt se sa gripi i zakonshëm, dhe ekuivalentë me linë e ujit që është sëmundja më ngjitëse që njehë sot shkenca. Një pjesë e madhe e moshave të reja po kanë simptome edhe të rënda”, ka thënë ai.

Madje sipas tij për shkak të rritjes së shpejt të numrit të te infektuarve situata është përkeqësuar edhe në spitalet ku trajtohen pacientët me Covid.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?