Lajme

Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e kryetarës së Gjykatës Speciale

Aktivistët e PSD-së e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta Express.

Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahet konferenca, derisa me fishkëllima e kanë ndalur fjalimin e kryetares së Speciales.

“Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se çka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?