Lajme

Aktivistë të LDK’së në Vushtrri i bashkohen PDK’së

Familja e veprimtarit të njohur të LDK-së në Vushtrri, njëherësh veprimtar i çështjes kombëtare, Emin Selacit, me mbi 30 anëtarë të LDK-së të familjeve Hoxha, Podvorica e Miftari në Vushtrri, i janë bashkuar të premten PDK-së në mbështetje të kandidatit të saj për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.



Kreu i PDK-së, Veseli, iu ka dëshiruar mirëseardhje ish-anëtarëve të LDK-së gjatë një takimi me ta në hapje të Zyrës së re të PDK-së në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë takim, lideri i PDK-së, ka thënë se pavarësisht bindjeve politike të deritashme, mijëra qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen çdo ditë PDK-së dhe kauzës së tij për luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksoi se tashmë ka prezantuar edhe hapat konkret që do të ndërmerren në 100 ditshin e parë të qeverisjes së tij me këtë betejë.

Veseli ka deklaruar se beteja që ka nisur ai me paktin kundër korrupsionit do ta çlirojë Kosovën nga korrupsioni dhe do t’i hapë vendit perspektivë të sigurt për investime të reja në hapjen e mijëra vendeve të reja pune për të rinjtë.

LEXO EDHE:


Loading...