Lajme

Aktakuza ndaj Thaçit – flasin prindërit e presidentit

Ditët e pleqërisë po i kalojnë në qetësinë e fshatit Burojë. Por prindërit e presidentit të Kosovës, Haxhi dhe Hyra Thaçi nuk mund të pranojnë vizitorë në shtëpi, tash kur shumë qytetar janë drejtuar drejt kësaj familje, për t’u solidarizuar me ta pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Por ata gjithmonë ishin të bindur se Hashim Thaçi nuk ka për çfarë të frikohet, pasi është në rrugën e drejtë.

Tash kur ata gjenden në një moment të vështirë, shprehin falënderimin për mbështetjen ndaj ish udhëheqësit politik të UÇK-së.

Pos tjerash në reagimin e familjes Thaçi thuhet se askush nuk mund ta zhbëjë sakrificën e shqiptarëve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Pos prindërve, ndaj aktakuzës së ngritur ndaj presidentit reagoi edhe vetë djali i tij.

Endrit Thaçi, i cili publikoi një fotografi babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theks te UÇK- ja.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19