Lajme

Aksion i madh i Policisë së Kosovës në këtë qytet

foto ilustruese

Pë orët e mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skënderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’./21Media