Lajme

Aksidenti më i frikshëm që keni parë: Shoferi vdiq në vend, e vetura u nda në copa

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një person ka humbur jetën duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.

Makina, që po lëvizte drejt drejt minierave të Cërrujës, ka përfunduar rreth 200 metra në greminë.

Top Channel ka siguruar pamjet ku duket makina e shkatërruar nga aksidenti.

Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që drejtuesi i mjetit i identifikuar me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por litari është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje