Lajme

Aksident tronditës: Trupi i pajetë shihet në mes rrugës, pasi e përplasi vetura

Detaje tronditëse kanë dalë në lidhje me personin e gjetur të vdekur tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Fillimisht u njoftuar se ai është përplasur nga një automjet, por burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur ne autostradën Tiranë-Durrës ndërsa trupi është gjetur pranë urës së dajlanit.

Viktima ka qenë me motor dhe dyshohet se për të prishur vendin e ngjarjes është hedhur tek Ura e Dajlanit, bëjnë me dije burime nga policia.