Lajme

Aksident trafiku te Katedralja

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak minuta më parë te Katedralja në Prishtinë, raporton një sinjalizues i Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e trafikut, teksa personat e aksidentuar kanë dalur nga veturat e tyre dhe po diskutojnë.

Nga pamjet shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.