Lajme

Aksident trafiku në Pejë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të komunës së Pejës.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka thënë për Indeksonline se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Ai ka bërë me dije se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime.

Të njëjtit, sipas Gashit, janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje